Koalicioni Përfundon takimi Kurti-Mustafa, pajtohen që të intensifikojnë bisedimet për arritjen e marrëveshjes

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas takimit për media ka folur zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa i cili shkurt ka thënë se liderët e dy partive janë pajtuar vetëm që të intensifikojnë takimet për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Ju njoftoj se ka përfunduar takimi në mes të dy liderëve, ata janë pajtuar që të intensifikojnë takimet deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare”, tha ai, raporton EkonomiaOnline

Mustafa është shprehur se takimi i radhës do të jetë në ditën në vijim.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.