Ka përfunduar takimi ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës.

Të dy liderët i janë shmangur medieve dhe nuk janë prononcuar.

Por burime brenda takimit, kanë thënë se LVV dhe LDK në takimin e sontëm nuk kanë arritur të pajtohen të bashkëqeverisin në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, raporton EkonomiaOnline

Kurti e Mustafa janë dakorduar që të vazhdojnë takimet në arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.