Përfundon raundi i parë i votimit për president, Vjosa merr 69 vota

Përfundon raundi i parë i votimit për president, Vjosa merr 69 vota

Ka përfunduar raundi i parë i votimit për president të vendit, ku në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë.

69 vota ishin për kandidaten Vjosa Osmani, 0 vota për kandidatin Nasuf Bejta dhe 12 vota të pavlefshme.

Tashmë pritet të nis votimi për raundin e dytë për të zgjedhur të parin e shtetit, ndërsa duhet të konsumohen tri raunde për përmbylljen e procesit të zgjedhjes së presidentit.

Anëtari i komisionit për organizimin e procesit të votimit Besian Mustafa, ka treguar rezultatet e votimit të parë për të parin e shtetit.

“Në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë, të pavlefshme janë 12 fletëvotime, për znj.Vjosa Osmani-Sadriu kanë votuar 69 deputetë, për z.Nasuf Bejta kanë votuar zero deputetë. Prandaj, konstatojmë se asnjëri nga kandidatët nuk ka marr votat e nevojshme në votimin e parë”, tha ai.

RAPORTO