08.10.2019, 15:05

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Suharekë, LDK del e para

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në Komunën e Suharekës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se në Suharekë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 36.33 për qind të votave. E dyta sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, radhitet koalicioni AAK-PSD me 20.87 për qind.

Partia e tretë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 17.45 për qind, kurse në vendin e katërt radhitet Lëvizja Vetëvendosje me 16.71 për qind.

Në zgjedhjet e parlamentare të mbajtura më 6 tetor, në Suharekë kanë votuar 27 mijë e 451 votues apo 40.59 për qind.

LEXO EDHE:  Ish-deputeti i LDK-së ftohet nga Gjykata Speciale
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.