Koalicioni Përfundon mbledhja e LDK-së, s’ka marrëveshje me VV-në

Sot Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në krye me Isa Mustafën ka thirrur në mbledhje kryesinë e partisë, ku ky takim ka filluar rreth orës 10:00.

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në prag të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Burimet e Indeksonline brenda takimit kanë thënë se në këtë kohë nuk ka marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se në seancë do të shkojnë pa dakordim.

“LDK-ja do t’i qëndrojë marrëveshjes në ndarjen e ministrive. Ne do të ulemi të negociojmë me VV-në për ta gjetur një gjuhë të përbashkët, por ministritë nuk do të lëvizin”, ka thënë burimi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.