Përfundon mbledhja e kryesisë së Kuvendit për zbrazjen e Kosovës nga të rinjtë

  • 11.04.2019, 11:36

Pasi u mbledh kryesia e Kuvendit për shqyrtimin e 41 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme për diskutim rreth ikjes së të rinjve nga Kosova, morën vendimin që të vazhdojë seanca e rregullt.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryetari i Kuvendit nuk ka folur për media.

Veseli vetëm u bëri ftesë mediave që të përcjellin vazhdimin e seancës së rregullt e cila është  paraparë  të mbahet sot.

Kujtojmë se kohëve të fundit në Kosovë është raportuar për ikje masive të qytetarëve jashtë vendit.

Të tjera