Përfundon edhe dita e II-të e intervistimit të Thaçit, vazhdon prapë nesër

Pas gjashtë ore intervistim rreth orës 19:00 ka përfunduar seanca e sotme e intervistimit të presidentit Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Korrespodenti i KTV-së ka thënë se intervistimi do të vazhdojë nesër në orën 13:00.

Gjashtë orë dje dhe gjashtë orë të tjera sot Thaçi është intervistuar në Hagë, pas propozim-aktakuzës kinse për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.

Para këtij objekti dje dhe sot qëndruan qytetarë të shumtë të cilët shprehën përkrahen e tyre për Thaçin si dhe luftën e UÇK-së.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.