Përfundon bastisja 10 orëshe në zyrat e OVL-UÇK-së, EULEX merr me vete kompjuterë e inqizime

Avokati Tomë Gashi ka thënë se ka përfunduar procesi i bastisjes nga zyrat e OVL-UCK nga EULEX-i.

Ai tha se bashkë më Faton Klinakun dhe oficerët e EULEX-it kanë dalë të fundit nga ato zyra, ndërsa tani zyrja është e mbyllur.

Bastistja sipas Gashit ka zgjatur rreth 10 orë, ku edhe u arrestuan Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ndërsa oficerët e EULEX-it morën me vete shtëpizat e kompjuterëve dhe modemin e pamjeve të incizimeve që janë bërë tri javë më herët.

Gashi thotë se janë në përgaditje e sipër që ata të transferohen në Hagë, dhe kjo do të ndodhë gjatë natës së sotme.

“Unë dhe Faton Klinaku kemi dalur të fundit së bashku me oficerët e EULEX-it që janë duke dalë nga koridoreve dhe jo që më janë në zyrat e OVL-UCK. Askush nuk është brenda”

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

“Ata e kanë kryer punën e tyre që ka mund ta kryej edhe policia e kosovës, por duket që nuk i kanë lejuar”

“Procedurat e tyre kanë qene që të kontrollojnë secilen prej zyreve të organiztës se veternaëve të UCK”

“Ne nuk kemi lejuar që të kryhen pa prezencën tonë, kështu ka zgjat rreth 10 orë bastisja ku edhe u arrestua Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj”

“Policia ka marrë shtëpizat e kompjuterëvë dhe modemin e pamjeve të incizimeve që janë bërë tri javë më herët”

“Ne nuk kemi faj, persona të panjohur kanë sjellë dokumente dhe janë publikuar ato”

“Arrestimi i tyre ka të bëjë më sjelljen e dokumenteve nga persona të panjohur, dhe ka pas tentim të ndikimit në drejtësi”

“Janë në përgaditje e sipër për t’u transferuar në Hagë, dhe kjo do të ndodhë gjatë natës së sotme” tha Gashi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.