Përfundojnë takimet e Kurtit me udhëheqësit evropianë

26.10.2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përfunduar takimet me udhëheqësit evropianë, në margjina të një samiti të Bashkimit Evropian në Bruksel. Kreu i ekzekutivit kosovar është takuar me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Ai është larguar nga objekti ku janë mbajtur takimet, por nuk është prononcuar për media. Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri […]

Përfundojnë takimet e Kurtit me udhëheqësit evropianë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përfunduar takimet me udhëheqësit evropianë, në margjina të një samiti të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Kreu i ekzekutivit kosovar është takuar me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Ai është larguar nga objekti ku janë mbajtur takimet, por nuk është prononcuar për media.

Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi si dhe ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami.

Takimet e parapara për në orën 14:00 kanë nisur pas gjysmë ore për shkak se kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka arritur me vonesë.

Takime të tilla si Kurti aktualisht po zhvillon ndaras edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ato janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

Ndërsa, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosov-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve ka thënë se nuk negociojnë në mënyrën “merre ose lëre”.

Etiketat