Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së takohen me presidenten, bisedojnë për Ligjin për pagën minimale
Në objektin e Presidencës kanë arritur përfaqësuesit e OVL-UÇK-së, për t’u takuar me presidenten Vjosa Osmani. Takimi kryesohet nga u.d. i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku dhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari. Ky takim është kërkuar nga veteranët e UÇK-së, pasi sipas tyre, janë lënë jashtë kategorisë në Ligjin për pagën […]
Në objektin e Presidencës kanë arritur përfaqësuesit e OVL-UÇK-së, për t’u takuar me presidenten Vjosa Osmani.
Takimi kryesohet nga u.d. i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku dhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari.
Ky takim është kërkuar nga veteranët e UÇK-së, pasi sipas tyre, janë lënë jashtë kategorisë në Ligjin për pagën minimale.
Kurse, shoqëria civile së bashku me Organizatën e Veteranëve të Luftës protestuan gjatë së shtunës së kaluar para ndërtesës së Qeverisë, rreth këtyre pakënaqësive.