Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, vetëm javën e kaluar u sanksionuan 739 shoferë

21.06.2021

Policia e Kosovës është duke vazhduar apelin tek qytetarët për respektim të shpejtësisë si dhe rregullave në komunikacion. Pasi që si pasojë e mosrespektimit të rregullave dhe shpejtësisë së kufizuar po vije deri te shkaktimi i aksidentit, ku fatkeqësisht disa prej tyre përfundojnë edhe me fatalitet. Njëashtu Policia ka apeluar tek shoferët që të mos […]

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, vetëm javën e kaluar u sanksionuan 739 shoferë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke vazhduar apelin tek qytetarët për respektim të shpejtësisë si dhe rregullave në komunikacion.

Pasi që si pasojë e mosrespektimit të rregullave dhe shpejtësisë së kufizuar po vije deri te shkaktimi i aksidentit, ku fatkeqësisht disa prej tyre përfundojnë edhe me fatalitet.

Njëashtu Policia ka apeluar tek shoferët që të mos e përdorin telefonin gjatë ngasjes.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 37 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 16 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 21 të tjera me dëme materiale.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë javës së kaluar (14-20 Qershor) për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë sanksionuar 739 shoferë.