Përballja ndaj COVID-19, deri tani në llogarinë e Qeverisë janë derdhur 679 mijë euro

27.04.2020

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi ka bërë publike sot informacionet e fundit sa i përket donacioneve në llogarinë për luftimin e koronavirusit. Bislimi ka shkruar në Facebook se deri sot, në llogari janë derdhur gati 680 mijë euro. Ai ka bërë të ditur se një donator nga Shqipëria ka dhuruar 150 mijë euro. […]

Përballja ndaj COVID-19, deri tani në llogarinë e Qeverisë janë derdhur 679 mijë euro Foto: Ilustrim

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi ka bërë publike sot informacionet e fundit sa i përket donacioneve në llogarinë për luftimin e koronavirusit.

Bislimi ka shkruar në Facebook se deri sot, në llogari janë derdhur gati 680 mijë euro.

Ai ka bërë të ditur se një donator nga Shqipëria ka dhuruar 150 mijë euro.

“Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19: Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 679,874 Euro. Donacione nga jashtë janë 640,858 Euro; prej të cilave një donatorë i vetëm nga Shqipëria ka dhuruar 150.000 Euro. Poashtu janë 700 donacione nga Kosova në vlerë prej 39.015 Euro”, ka shkruar ai.

Bislimi ka falënderuar ata që kanë ndihmuar qeverinë për t’u përballur me pandeminë.

Njoftimi i plotë:

Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19:
Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 679,874 Euro. Donacione nga jashtë janë 640,858 Euro; prej të cilave një donatorë i vetëm nga Shqipëria ka dhuruar 150.000 Euro. Poashtu janë 700 donacione nga Kosova në vlerë prej 39.015 Euro.

Edhe një herë, shumë faleminderit secilit prej jush për mbështetjen që po i jepni përpjekjeve të qeverisë për tu përballur me pandeminë COVID 19.