Përballja ndaj COVID-19, deri tani në llogarinë e Qeverisë janë derdhur 481 mijë euro nga diaspora

Diaspora po i përgjigjet masivisht Qeverisë së Kosovës duke ndihmuar financiarisht për përballjen me COVID-19.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi.

Bislimi ka thënë se deri më sot në llogarinë e Qeverisë së Kosovës janë derdhur rreth 481 mijë e 200 euro.

Sipas një bilanci të bërë nga ministri Bislimi doli se nga kjo shumë, rreth 237 mijë euro janë dërguar nga Zvicra dhe 123 mijë euro nga Gjermania.

“Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 481.200 Euro. Donacione nga Zvicra janë 237.000 euro; nga Gjermania 123.000; nga Kosova 34.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka njoftuar ai.

Ai po ashtu ka shtuar se një vlerë prej 19.500 eurosh në bazë të rregullave ekzistuese është dashur të kalojë në llogarinë e BQK-së.

RAPORTO