Përballja ndaj COVID-19, deri tani në llogarinë e Qeverisë janë derdhur 321 mijë euro nga diaspora

Diaspora po i përgjigjet masivisht Qeverisë së Kosovës duke ndihmuar financiarisht për përballjen me COVID-19.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi.

Bislimi ka thënë se deri më sot në llogarinë e Qeverisë së Kosovës janë derdhur rreth 321 mijë euro.

Sipas një bilanci të bërë nga ministri Bislimi doli se nga kjo shumë, rreth 180 mijë euro janë dërguar nga Zvicra dhe 70 mijë euro nga Gjermania

“Dua të Ju informoj që deri më sot, në Llogarinë e Qeverisë së Kosovës dedikuar përballjes me pandeminë COVID 19, janë derdhur 321.663 euro. Nga kjo shumë, mbi 180.000 janë nga mërgata jonë në Zvicër, 70.000 nga Gjermania, për të vazhduar me Suedinë, Norvegjinë, Austrinë, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mërgatë e dashur, 321.663 herë faleminderit nga ana ime, e Qeverisë, dhe gjithë Kosovës”, ka shkruar Bislimi.

RAPORTO