Përballja Kurti-Vuçiq në OKB, çka thanë dje liderët

09.02.2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq dje kanë pasur përballje të forta në Këshillin e Sigurimit në OKB, krejt kjo pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për dinarin serb.

Përballja Kurti-Vuçiq në OKB, çka thanë dje liderët Foto: Ilustrim

Kurti gjatë fjalimi të tij ka thënë se rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës nuk e pengon Serbinë që t’i ndihmojë qytetarët serbë në Kosovë.

“Tani të kthehemi te rregullorja e BQK-së, ajo nuk e pengon Qeverinë e Serbisë për ofrimin e ndihmës ndaj serbëve të Kosovës, gjithçka tjetër është propagandë. Rregullorja synon që të sigurojë transparencë të të hollave”, është shprehur kryeministri.

Kurti mes tjerash e ka ftuar haptazi para të pranishmëve, presidentin serb, Aleksandar Vuçiq të nënshkruaj marrëveshjen. ”Këtu, sot, menjëherë”, ka thënë kryeministri.

Kryeministri i vendit në OKB foli edhe për Luginën e Preshevës, ku theksojë se Serbia ka shlyer sistematikisht mbi 6 mijë shqiptarë nga regjistri civil në Luginën e Preshevës.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në OKB, ka thënë se tensionet aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, ritheksojnë rëndësinë që të dyja palët t’i rikthehen dialogut.

Gjersa i ka bëre thirrje Serbisë t’i mbajë përgjegjës sulmuesit e Banjskës, një gjë të tillë e kërkojë e përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë vendimin për dinari.