Janë duke u vazhduar takimet e grupeve punuese LDK-LVV me qëllim që të bëhet haramonizimi i programet, po ashtu këto takime LDK-ja e Isa Mustafës dhe Vetëvendosje e Albin Kurtit do t’i vazhdojnë edhe nesër.
Këtë e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, i cili ka treguar se këto dy grupe punuese do të takohen në orën 15:00.
Po ashtu Manxhuka tha se temat të cilat do të diskutohen nesër janë: Energjetika, Kultura si dhe Rinia.
Takimi do të mbahet në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo është hera e gjashtë që takohen grupet punuese të dy partive. Vetëvendosje ka dalë partia e parë pas zgjedhejve të 6 tetorit dhe pritet që në bashkëqeverisje të futet me Lidhjen Demokarike të Kosovës.