Për tri vjet gati 12 mijë vjedhje – Policia me vonesë në vendin e ngjarjes, mungojnë mjetet logjistike
Në statistikat e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se numri i rasteve të vjedhjeve në tri vitet e fundit ka shënuar ritje. Nga Policia e Kosovës përkatësisht Zyra për Informim ka konfirmuar se kanë ndodhur 11 mijë e 759 raste të vjedhjeve në tërë vendi në tri vitet e fundit. Ndërkaq, sa i përket […]
Në statistikat e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se numri i rasteve të vjedhjeve në tri vitet e fundit ka shënuar ritje.
Nga Policia e Kosovës përkatësisht Zyra për Informim ka konfirmuar se kanë ndodhur 11 mijë e 759 raste të vjedhjeve në tërë vendi në tri vitet e fundit.
Ndërkaq, sa i përket tentativae, kanë qenë gjithsej 862 tentativa për vjedhje.
Njohësi i sigurisë, Avni Islami tha se numër kaq i madh i vjedhjeve po ndodh ngase Policia e Kosovës nuk po arrin me kohë në vendin e ngjarjes.
Sipas tij, një nga arsyet e vonesës së Policisë është mungesa e logjistikës dhe automjeteve sidomos në qytetet jashtë Prishtinës.
“Kemi parë që në përfundim të vitit të kaluar edhe në fillim të këtij viti rastet e vjedhjes dhe të plaçkitjes me armë zjarri ku në të shumtën e rasteve ka kaluar me lëndime trupore e për fat të mirë nuk kemi pasur raste të vdekjes.
Mënyra e kryerjes së veprave penale të plaçkitjes çoftë të shtëpive private apo bizneseve afariste vërehet një profesionalizëm i vjedhësve, atyre që janë duke i kryer këto vepra penale dhe mënyra e kryerjes dhe shpejtësia e kryerjes është jashtëzakonisht e madhe dhe në këtë rast Policia e Kosovës nuk po arrijnë në kohën e duhur dhe në shpejtësinë e duhur.
Mendoj se Policia e Kosovës duhet ta marr më seriozisht dhe të ngrejë dilemat e veta dhe t’i analizojë arsyet”, ka thënë ai për EkonomiaOnline.
“Një nga arsyet është mungesa e logjistikës dhe automjeteve ku sidomos në qytetet e tjera jashtë Prishtinës duket se ka mungesë të automjeteve dhe se e vetmja arsye që mund të jetë është kjo sepse nuk po arrijnë me kohë Policia në vendin e ngjarjes”.
Ai tutje theksoi se vjedhjet po kryhen nga persona të moshës së re, duke filluar nga 16 deri në 24 vjeç dhe kjo për shkak të gjendjes sociale dhe papunësisë sidomos gjatë pandemisë.
Ndërsa për parandalimin e kësaj dukurie Islami tha se Kosovës i duhet zhvillim i hovshëm ekonomik në mënyrë që rinia mos të merren me dukuri negative.
“Kemi parë që vjedhjet të cilat po kryhen pra janë të moshës së re, duke filluar nga 16-17 vjet deri në 24 vjet. Pra një gjeneratë e paprespektivë që nuk gjenë mënyrë dhe mjete që ta bëjë një jetë normale. Një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në rritjen e vjedhjeve dhe plaçkitjeve është gjendja e rëndë ekonomiko sociale. Faktor kryesorë është faktori socio-ekonomik që të rinjtë tanë nuk po mund ta gjejnë vetën çoftë në sporte, çoftë në vendet rekreative për shkak të mungesës së mjeteve”, u shpreh Islami.