Për tri ditë kundër COVID-19 u vaksinuan mbi 500 persona të moshuar në Kosovë

Për tri ditë kundër COVID-19 u vaksinuan mbi 500 persona të moshuar në Kosovë
Çlirim Gashi

10.04.2021 / Lajme

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit të personave të moshuar mbi 85 vjeç me vaksinën kundër COVID-19.

Deri në ditën e tretë të vaksinimit të personave mbi këtë moshë, 512 të moshuar kanë marrë dozën “AstraZeneca” në qendrën e vaksinimit “1 Tetori”.

Kështu të paktën ka bërë të ditur koordinatori në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi.

Ai ka theksuar se vetëm gjatë ditës së sotma janë vaksinuar 62 persona.

Bardhi theksoi se vaksinimi i kësaj kategorie është duke shkuar mirë dhe është përcjell pa asnjë komplikim.

“Deri më tani janë vaksinuar 512 persona ndërsa deri në këto qaste janë 62 të vaksinuar dhe presim edhe të tjerë dhe situata është e qetë dhe shpresojmë se do të vazhdojë kështu edhe ditët në vijim”, u shpreh ai.

RAPORTO