Për tre muaj në Kosovë janë futur 951 vetura me kilometrazhë zero-zero

30.05.2024

Për qytetarët e Kosovës nuk ka krizë ekonomike. Kështu së paku konkludojmë kur bëhet fjalë në investimet në vetura.

Për tre muaj në Kosovë janë futur 951 vetura me kilometrazhë zero-zero Foto: Ilustrim

Bazuar në të dhënat e doganës dhënë për Indeksonline, për tre muaj janë importuar 951 vetura të reja zero-zero.

Sipas këtyre të dhënave del se nga importi i këtyre veturave shteti inkasoi 22 milionë e 598 mijë e 267 euro.

Krahasur me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje të importit për 27.31 përqind.

Vitin e kaluar ishin importuar 747 vetura të reja me vlerë 19 milionë e 386 mijë e 878 euro.

Këto të dhëna janë për periudhën janar-prill të këtij viti.