Nga sot deri më 28 korrik në Kosovë do të organizohet gara ndërkombëtare e çiklizmit “Tour de Kosova”.
Policia e Kosovës njofton se Federata e Çiklizmit të Kosovës, për arsye të realizimit të garës pasi ka siguruar leje nga organet kompetente në vend, do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave.
Sipas Federatës së Çiklizmit, autostradat do të jenë të bllokuara nga ora 11:00-15:30.
Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët që do të përdorin autostradat në atë kohë.
“Të premten deri të dielën, evitoni qarkullimin nëpër autostradat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.
E premte (26 korrik)
Trudë (kyçja e autostradës nga Podujeva)
Shkabaj
Morinë (kufiri Kosovë-Shqipëri)
Suharekë (rrethrrotullimi hyrje/dalje autostradë)
E shtunë (27 korrik)
Morinë (kufiri Kosovë-Shqipëri)
Prishtinë
Hani i Elezit
E diel (28 korrik)
Hani i Elezit
Prishtinë
Trudë (kyçja e autostradës nga Podujeva)
Morinë (kufiri Kosovë-Shqipëri).