Për të katërtën ditë me radhë fillon intervistimi i Thaçit në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të intervisohet edhe sot nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Intervistimi i Hashim Thaçit sot ka filluar në orën 14:00, ndryshe nga tri ditët paraprake kur ai u intervistua me fillim nga ora 13:00.

Intervistimet gjatë tri ditëve të kaluara Thaçit i kanë zgjatur rreth gjashtë orë, ndërsa para objektit të Dhomave të Specializuara kanë qëndruar mbështetës të Presidentit të cilët kishin shkuar nga vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian, por edhe nga Kosova.

Aktakuza e paraqitur ka kaluar tani në duart e gjykatësit të procedurës paraprake, i cili ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për ta konfirmuar ose hedhur poshtë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.