Për të gjithë mërgimtarët, në Merdare kolona të gjata, pritjet deri në tri orë
- 04.01.2019

Për të gjithë mërgimtarët apo qytetarët që si pikë dalëse shfrytëzojnë pikë kalimin kufitar në Merdarë pritjet në këtë pikë janë deri tri orë.
Qytetarët e Kosovës edhe sot po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në pikat kufitare me Serbinë në Merdare dhe te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit pritjet në dalje te Dheu i Bardhë janë deri në 1 orë e gjysmë, ndërsa në Merdare deri në tri orë.
Pikat e Kalimit Kufitar | Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (metra) Hyrje | Kolona (metra) Dalje |
Glloboqicë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Qafë e Prushit | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Qafë e Morinës | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Kullë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Bërnjak | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Vërmicë | 05-10 | 05-10 | 00 | 00 |
Hani i Elezit | 03-05 | 10-15 | 00 | 00 |
Jarinje | 03-05 | 30 | 00 | 100 |
Mutivodë | 03-05 | 60 | 00 | 150-200 |
Muçibabë | 03-05 | 10-20 | 00 | 00 |
Dheu i Bardhë | 05-10 | 60 | 00 | 200 |
Merdarë | 05-10 | 150-180 | 00 | 700-800 |