Për të gjashtën herë dështon votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Për të gjashtën herë me radhë, ka dështuar votimi në parim i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Pro këtij projektligji kanë vetëm votuar 58 deputetë.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë pjesë në votim.

Gjithashtu, edhe Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së nuk kaluar në Kuvendin e Kosovës për shkak të mungesës së kuorumit.

Për këtë projektligj kanë votuar vetëm 37 deputetë nga PDK-ja dhe AAK-ja.

Ky Projektligj, në seancën e mëhershme, nuk i mori votat e duhura shkaku i mungesës së kuorumit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.