“Për shkak të shtrenjtimit të biletave të autobusit, studentët mund të mungojnë në ligjërata”

16.03.2022

Qehaja thotë se te studentët mund të vërehet mungesa e tyre në ligjërata për shkak të shtrenjtimit të biletës së transportit, e po ashtu mund të ketë edhe reduktim të prezencës në konvikte. “Kriza ekonomike patjetër që do të ketë ndikim te drejtpërdrejt tek at atë punësuarit në sektor, përfshire këtu mësimdhënësit tek para universitari […]

“Për shkak të shtrenjtimit të biletave të autobusit, studentët mund të mungojnë në ligjërata”

Qehaja thotë se te studentët mund të vërehet mungesa e tyre në ligjërata për shkak të shtrenjtimit të biletës së transportit, e po ashtu mund të ketë edhe reduktim të prezencës në konvikte.

“Kriza ekonomike patjetër që do të ketë ndikim te drejtpërdrejt tek at atë punësuarit në sektor, përfshire këtu mësimdhënësit tek para universitari ne veçanti, dhe vet studentet. Kjo rritje e çmimeve të shportës do te afektoj drejtpërdrejt sektorin, me friken që e njëjta mund të bartet edhe në cilësi të mësim nxënies dhe mësimdhënies”.

“Ajo çka tashme është dëshmua, si shqetësim nga vet studentet, është një reduktim në prezencë në ligjërata, për shkak te kostove më të rritura te transportit, reduktim në prezencë ne konvikte dhe plot të tjera. Pra  ka filluar te prek edhe pjesën akademike”, thotë Qehaja për EkonomiaOnline.

Teksa ka folur për sistemin arsimor në vend, Qehaja thotë se institucionet e shkollore janë të pavarura, ndonëse atyre u merret ajo nga drejtoritë komunale dhe institucionet qendrore.

“Ne vlerësojmë qe institucionet tona arsimore kanë pavarësi, mirëpo në të njëjtën kohe ajo pavarësi nuk ka shume kuptim në termin praktik, pra, shkollat tona kanë një autonomi nga ligji i para universitarit, mirëpo nuk mund t’u shërbejë në të mire, pasi që gjatë rrugës deri tek kjo autonomi, diçka u merret nga drejtoritë komunale e tjera nga institucionet qendrore”.

Ndërkaq për abetaren e përbashkët Qehaja shprehë dëshirë që edhe tekstet e tjera shkollore të jenë të ngjashme pasi që korikula është e njëjtë dhe flitet gjuha standarde në të dyja vendet.

“Kurrikulat e Kosovës dhe Shqipërisë janë shumë të ngjashme, abetarja e përbashkët është një iniciative e mire, mirëpo në të njëjtën kohë impakti i vërtetë që dëshirojmë të shohim janë tekstet shkollore të përbashkëta për të gjitha nivelet, ne flasim të njëjtën gjuhë standarde, kemi kurrikule të ngjashëm, dhe kjo e natyrshme thërret edhe për tekste shkollore të përbashkëta – gjithmonë me interesin e mire e prodhimit të tekste shkollore me cilësorë, në të cilat Shqipëria tashme ka avantazh”, u shpreh Qehaja.

Etiketat