Për shkak të shiut dhe breshrit ndalet qarkullimi në autostradë

Automjetet që ishin duke qarkulluar në autostradën Prishtinë – Prizren, janë detyruar të ndalën në rrugë.

Kjo ishte ndalesë e detyrueshme, për shkak të shiut të madh që po binte dhe breshrit në Autostradë.

Siç transmeton KosovaPress, ato pak automjete që vazhdonin qarkullimin, detyroheshin që të ulnin shpejtësinë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.