Për shkak të Pashkëve mësimi online ritransmetohet të shtunën më 18 prill

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se për shkak të festës së Pashkëve mësimi online ritransmetohet  edhe ditën e shtunë më 18 prill.

“Për shkak se dita e hënë, 13 prill 2020, është festë zyrtare me rastin Pashkëve Katolike, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditën e festës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (më 13 prill 2020), do të ri-transmetohet edhe ditën e shtunë (më 18 prill 2020) sipas orarit të njëjtë”, është thënë në njoftim.

RAPORTO