Për regjistrimin e popullsisë në Kosovë do të punësohen afër 5 mijë persona

  • 08.11.2022
Për regjistrimin e popullsisë në Kosovë do të punësohen afër 5 mijë persona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se afër pesë mijë persona do të punojnë për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave nga 1 shtatori deri më 16 tetor.

Kryeministri i Kosovës ka njoftuar se sot filloi Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023 dhe konferenca katër ditore REKOS organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) për konsultime me palë të interesuara.

Ai ka thënë se secili qytetar i Kosovës do të regjistrohet dhe se Qeveria e Kosovës do të mbështes ASK-në që regjistrimi të jetë cilësor, profesional, dhe gjithëpërfshirës.


Njoftimi i plotë:

Afër 5 mijë veta do të punojnë për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave nga 1 shtator deri më 16 tetor 2023. Sot filloi Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023 dhe konferenca katër ditore REKOS organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) për konsultime me palë të interesuara.

Të dhënat mbi madhësinë, shpërndarjen dhe përbërjen e popullsisë, kushtet e jetesës e niveli i edukimit, janë bilanci empirik i së tashmes dhe baza e politikave për të ardhmen.

Secili qytetar i Kosovës do të regjistrohet. Qeveria e Kosovës do të mbështes ASK-në që regjistrimi të jetë cilësor, profesional, dhe gjithëpërfshirës.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë