Për një vit në Kosovë u regjistruan mbi 76 mijë raste pozitive me COVID-19

Për një vit në Kosovë u regjistruan mbi 76 mijë raste pozitive me COVID-19
Eurolinda Zenelaj

13.03.2021 / Lajme

Në një vjetorin e konfirmimit të rasteve të para me COVID-19, Kosova ka regjistruar edhe 578 raste pozitive me këtë virus.

Gjatë ditës së shtunë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se janë regjistruar edhe 8 viktima nga COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Që nga marsi i vitit paraprakë, deri më sot që i bie plotë një vit në Kosovë janë regjistruar 76.688 raste pozitive me COVID-19, prej tyre fatkeqësisht 1.696 e kanë humbur betejën nga ky virus, ndërsa 64.362 janë shëruar.

Pavarësisht situatës së krijuar nga COVID-19, masat kundër këtij virusi mbesin në fuqi, kështu ka bërë të ditur ditë më parë Kryeministri në detyrë, Avullah Hoti.

Në anën tjetër, në shumicën e shteteve ka filluar vaksinimi kundër COVID-19, për të cilat ditë më parë Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se edhe në Kosovë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për vaksinim, megjithëse ende nuk dihet saktë kur do të arrijnë vaksinat anti-COVID.

Zemaj ka thënë se për sigurimin e vaksinës nuk është problemi tek buxheti, as tek angazhimi, as kontakti me prodhuesit apo përmbushja e kushteve dhe kritereve.

RAPORTO