Për një javë 96 raste me COVID-19 dhe një viktimë

24.07.2021

Në dy ditët e fundit ka filluar rritje e lehtë e rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë. Kjo po bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 19 raste pozitive me […]

Për një javë 96 raste me COVID-19 dhe një viktimë Foto: Ilustrim

Në dy ditët e fundit ka filluar rritje e lehtë e rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Kjo po bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19 dhe janë shëruar 8 pacientë.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat për rastet pozitive, të shëruarit dhe viktimat nga COVID-19 brenda një jave (18 korrik – 24 korrik).

Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se brenda një jave në vendin tonë janë konfirmuar 89 raste pozitive me COVID-19, 56 të shëruar dhe një viktimë.

Numri më i madh i rasteve pozitive të konfirmuar brenda 24 orëve, është regjistruar më 22 korrik, ku vetëm gjatë kësaj dite janë regjistruar 28 raste të reja me COVID-19.

DataNr. i rasteve pozitive me COVID-19Të shëruarRastet e vdekjes
18 korrik720
19 korrik320
20 korrik15111
21 korrik580
22 korrik28180
23 korrik1970
24 korrik1980
TOTAL96561