Për më shumë se një vit, mbi 100 mijë kosovarë u infektuan me COVID-19

Për më shumë se një vit, mbi 100 mijë kosovarë u infektuan me COVID-19
Eurolinda Zenelaj

17.04.2021 / Lajme

Ka kaluar më shumë se një vit që kur në Kosovë janë regjistruar rastet e para pozitive me COVID-19, e që deri më tani janë regjistruar 100,655 raste pozitive me këtë virus.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë bërë të ditur se betejën me COVID-19 në Kosovë e kanë humbur 2,053 persona të moshave të ndryshme.

Ndërsa, për periudhë të njejtë kohore në vendin tonë 80,842 persona janë shërkuar nga ky virus, kurse numri i rasteve aktive është 12,760.

Vetëm gjatë ditës së premte në vendin tonë janë konfirmuar 520 raste pozitive me COVID-19 dhe janë shëruar 646 pacientë nga ky virus.

Rikujtojmë se shteti i Kosovës deri më tani ka pranuar vetëm 24,000 doza të vaksinës anti-COVID, me të cilat ka filluar procesi i vaksinimit për personelin shëndetësor, personave mbi 85 vjeç, 80-84 dhe 75-79 vjeç.

Poashtu ky proces ka filluar edhe në Komunën e Suharekës e cila aktualisht ka mbi 300 raste aktive me COVID-19, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë, Besa Kuqi për SuharekaOnline ka bërë të ditur se deri më tani procesi i vaksinimit ka shkuar sipas planit dhe se numri i të vaksinuarve me vaksinën AstraZeneca është mbi 280.

RAPORTO