Për më pak se dy muaj, 44 të infektuar me COVID-19 shkuan nga Kosova vetëm në një qytet të Austrisë

Që nga data 27 korrik për t’u kthyer në Austri nga zonat e rrezikut me virusin korona, detyrimisht kërkohet test negativ.

Nëse nuk keni test negativ, atëherë është e obligueshme që ta bëni brenda 48 ore.

Kjo kishte ardhur si rezultat i ndryshimeve në rregulloren e miratuar nga Ministri Rudolf Anschober i cili tha se duhet të interpretohet qartë që të gjithë personat e kthyer nga 32 vendet me rrezik të lartë duhet të kenë test negativ për COVID-19 dhe atë jo më të vjetër se tre ditë.

Kështu vetëm në Linz-Austrinë e Epërme, numri i udhëtarëve të infektuar me Covid-19 që ktheheshin nga Kosova u rrit në 44 këtë të premte. Ata që u testuan pozitivisht ishin familje që udhëtonin individualisht dhe grupe më të vogla miqsh që ishin me pushime në Kosovë.

Që nga 24 qershori, ekipi i krizave në Linz ka regjistruar gjithsej 44 infeksione me COVID-19 të udhëtarëve që u kthyen Kosova, shkruan SuharekaOnline.

Stelzer “falënderoi” qeverinë federale të Premten pasdite për “reagimin e shpejtë” sepse sipas tij “rastet në rritje të udhëtarëve të kthyer tregojnë se kontrollet shëndetësore në kufijtë nuk janë të mjaftueshme dhe se shumë raste të reja po sillen nga jashtë”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.