Për lehonat e papunësuara 6 muaj pagë 170 €, për ato të punësuara 3 muaj

10.09.2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një konference për media kanë prezantuar programin për pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë. Në fjalën e tij Murati ka bërë të ditur se qëllimi i këtyre masave janë fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri. Rrjedhimisht në bazë të […]

Për lehonat e papunësuara 6 muaj pagë 170 €, për ato të punësuara 3 muaj Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një konference për media kanë prezantuar programin për pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë.

Në fjalën e tij Murati ka bërë të ditur se qëllimi i këtyre masave janë fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri.

Rrjedhimisht në bazë të programit pagesat do të ekzekutohen për lehonat mbi 18 vjeç që kanë lindur nga data 1 gusht, ku lehonat e papunësuara do të paguhen 6 muaj në vlerë të pagës minimale dhe të gjitha lehonat e punësuara do të marrin 3 muaj në vlerë të pagës minimale.

Ndërsa sa i përket shtesave për fëmijë nga data 1 shtator të gjithë fëmijët e grupmoshës 0-24 muaj që kanë lindur nga 1 janari 2021 do të marrin 20 euro në muaj, dhe fëmijët mbi 24 muaj deri në 16 vjeç do të marrin 10 euro në muaj.

Ndërsa nga 1 janari i vitit 2022 do të shtohen edhe grupmoshat e tjera, ka shtuar Murati. Të gjitha pagesat do të ekzekutohen në xhirollogari të nënave dhe aplikimi bëhet në platformën eKosova.