Për kosovarët që udhëtojnë për Gjermani, 14 ditë vetizolim ose 200€ testin për COVID-19

Ditë më parë është paralajmëruar se të gjithë bashkatdhetarët të cilët jetojnë e veprojnë në shtetin gjerman, që kur të kthehen në vendin e tyre të punës mund të kenë shumë kufizime si dhe duhet nënshtruar një sërë masash.

Nëse tani udhëtoni për në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – dhe keni qëndruar në Kosovë brenda 14 ditëve të fundit para udhëtimit, jeni të detyruar që menjëherë pas kthimit të lajmëroheni tek insitucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtroheni një vetë-izolimi/karantine shtëpiake prej 14 ditësh.

Një mërgimtar nga Komuna e Suharekës i cili ditëve të fundit ka udhëtuar nga Priahtina për në Düsseldorf ka tregur se me të zbritur në aeroport i është një fletushkë informuese sipas së cilës ai është i obliguar të vetizolohet për 14 ditë.

Mirëpo për ti ikur vetizolimit ekziston mundësia që ti nënshtrohesh testit për Covid-19 i cili kushton 200€, shkruan SuharekaOnline.

Qytetari në përgjigjen e tij për SuharekaOnline ka tregur se ka bërë testin dhe se brenda 3 dite do të marr rezultatin. Më tutje ai tregon se pagesa për testin e Covid-19 kushton 200€ dhe se faturën do ja dërgojnë në post.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.