Me rastin e shënimit të kësaj dite, do të bëhet vendosja e kurorave te Lapidarët e heronjve – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës. Kjo ceremoni memoriale do të mbahet në Stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, ndërsa është paraparë që të bëhet edhe parakalimi i gardës dhe njësiteve policore.

Një vit më parë Qeveria e Kosovës ka dhënë mendimin e saj për nismën legjislative të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, Qeveria ka propozuar që krahas 24 Qershorit si Dita Memoriale e komunitetit egjiptian në këtë projektligj të shtohet edhe 26 Korriku si Dita e Policëve të rënë në kryerjen e detyrës.

26 korriku është data kur është vrarë polici Enver Zymeri, gjatë një aksioni në veri të vendit.

Më 27 korrik 2021 është zbuluar pllaka përkujtimore për 21 heronjtë e Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës.

Ndryshe, nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se në këtë ceremoni memoriale do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, korri diplomatik, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të policëve/heronjve të rënë në kryerje të detyrës.

AGJENDA – 26.07.2022

11:00  – VENDOSJA E KURORAVE

              Lapidarët e heronjve-Drejtoria e Përgjithshme e PK-së.

              Marrin pjesë personalitetet dhe gazetarët.

11:10 –  HAPJA E CEREMONISË MEMORIALE

              Rr. “Luan Haradinaj – Stacioni policor “Qendra”– Prishtinë.

              Marrin pjesë të gjithë të ftuarit dhe qytetarët.

11:15 – FJALIMET

11:30 – PARAKALIMI I GARDËS DHE NJËSITEVE POLICORE

12:00  – PËRFUNDIMI