Për herë të parë, kandidati i FSK-së përzgjedhet për të qenë pjesë e Akademisë së Forcave Ajrore Amerikane

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se për herë të parë që nga formimi i FSK-së, një kandidat është përzgjedhur për të qenë pjesë e Akademisë së Forcave Ajrore Amerikane.

Ky lajm është bërë i ditur në rrjetin social Twitter nga profili zyrtar i FSK-së.

FSK ka falënderuar partnerin strategjik të Kosovës, ShBA-në dhe ambasadën e tyre në Kosovë.

“Lajm i mrekullueshëm sot! Për herë të parë që nga themelimi i FSK-së, duke iu falënderuar partnerit tonë strategjik, Akademisë së Forcave Ajrore Amerikane, FSK-ja tani e ka kandidatin e parë që është përzgjedhur për të qenë pjesë e Akademisë së Forcave Ajrore të ShBA-së, në gjeneratën e 2024-ës. Faleminderit, Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Më të fuqishëm së bashku”, njoftohet në Twitter./GazetaExpress/

RAPORTO