Ramiz Kukaj nga Korisha ftohet për herë të dytë nga Gjykata Speciale

01.09.2020

Gjykata Speciale po vazhdon me ftesat për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I ftuari i radhës është ish-luftëtari Ramiz Kukaj. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i OVL-UÇK-së, Hyseni Gucati. Kjo është ftesa e dytë që ai ka pranuar nga Dhomat e Specializuara, ku Kukaj ishte […]

Ramiz Kukaj nga Korisha  ftohet për herë të dytë nga Gjykata Speciale Foto: GJykata Speciale

Gjykata Speciale po vazhdon me ftesat për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I ftuari i radhës është ish-luftëtari Ramiz Kukaj.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i OVL-UÇK-së, Hyseni Gucati.

Kjo është ftesa e dytë që ai ka pranuar nga Dhomat e Specializuara, ku Kukaj ishte ftuar për herë të parë më 16 janar të këtij viti që të intervistohet më 5 shkurt.

Ramiz Kukaj është nga fshati Korishë i Prizrenit dhe është vëllau i dëshmorit Rexhep Kukaj.