25.08.2019, 11:19

Për gjashtë muaj, Kosova pagoi afro 40 milionë euro për veteranët

Në Kosovë gjatë muajit qershor 38 mijë e 52 persona kanë përfituar nga Skema e pensioneve për veteranët luftës

Nga statistikat e publikuara tek ‘ASK, Kosova pagoi 6 milionë e 380 mijë euro për pensionet e veteranëve.

Ndërsa në gjashtë mujorin e parë, Qeveria e Kosovës pagoi 38 milionë e 435 mijë e 385 euro, shkruan Indeksonline.

Sipas ‘ASK’ shihet se numri i veteranëve ka shënuar ulje. Në muajin janar ishin 38 mijë 232 veteranë, ndërsa në qershor 38 mijë e 52 persona.

LEXO EDHE:  VV-ja: Mos heqja e vizave, sanksion ndaj veprimeve të liderëve kosovarë
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.