Për familjen e policit Izet Demaj, Qeveria ndan 15 mijë euro

  • 28.12.2018
Për familjen e policit Izet Demaj, Qeveria ndan 15 mijë euro

Gjatë ditës së djeshme në Komunën e Istogut ndodhi një tragjedi e madhe, ku në mes të ditës hyri një grabitës në bankën NLB për ta grabitur atë, por gjatë grabitjes një polic në detyrën e tij e kishte gjuajtur grabitësin por fatkeqsisht edhe grabitësi e gjuajti me armë Policin dhe e plagosi, Polici u dërgua menjëherë në Spital, por Polici Izet Demaj nuk pati mundësi ti përballojë plagëve dhe vdiq, po ashtu edhe grabitësi është vrarë nga Policia.

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka ndarë 15 mijë euro për familjen e policit Izet Demaj, i vrarë të enjten në komunën e Istogut gjatë një përballjeje me grabitësin e një banke. Për ndarjen e kësaj shume është marrur vendimi sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.


Po ashtu, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj vizitoi Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryeministri në një komunikatë për media tha se do t’i marrim të gjitha veprimet që Policia të ketë mbështetjen e merituar, dhe nuk do të lejojnë që kriminelët të bëjnë ligjin në Kosovë.

Gjithashtu, Haradinaj gjatë asaj komunikate tha se Polici tash më i ndjerë, Izet Demaj ka gjuajtur me armë në mbrotje të vetes dhe të qytetarëve, për ta paguar edhe me jetë.

“Dje ka qenë një ditë e ndjeshme dhe e dhimbshme. Dje u vra një polic në detyrë si dhe sulmuesi i involvuar në plaçkitje. Polici ka shti në mbrojtje të vetes, rendit dhe e ka paguar me jetë, si dhe sulmuesi. E falënderoj drejtorin për menaxhimin e gjendjes në ditën e djeshme. Po ashtu i jap përkrahje policisë”, ka thënë Haradinaj. Gjithashtu dita e shtunë do të jetë ditë zie në Kosovë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë