Për dy javë raportohen 46 raste me COVID-19

24.08.2023 Lajme
Në dy javet e fundit nga data 09.08.2023 deri me datë 22.08.2023, në Kosovë janë raportuar 46 raste të reja , të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid -19. Ndërsa nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.
Instituti Kombëtar I Shendetësisë Publike ka dalë me të dhëna sa i përket gjendjes epidemiologjike në Kosovë në dy javët e fundit lidhur me COVID-19
IKSHP bënë të ditur se sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 40-49 vjeç , me 15 raste me moshë mesatare 43 vjeç.
Prej rasteve të konfirmuara, sipas komunave rezulton se numri më i madh është raportuar nga komuna e Prishtinës dhe Kamenicës, me nga 14 raste. Kurse incidenca më e lartë e rasteve në 100,000 banorë është raportuar në komunën e Kamenicës.