Për dy ditë rreth 7 mijë qytetarë nga Kosova shkuan në Ulqin

Për dy ditë rreth 7 mijë qytetarë nga Kosova shkuan në Ulqin
Çlirim Gashi

01.05.2021 / Lajme

Drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, ka bërë me dije se nga të dhënat që ka marrë nga pika kufitare në Muriqan për dy ditë në Ulqin kanë hyrë afër 7 000 qytetarë nga Kosova.

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re”,se kjo shifër shumë shpejtë do të rritet.

“Nga të dhënat që kemi marrë nga pika kufitare në Muriqan, afër 7 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë në Ulqin në pikën kufitare.

Besojmë se shumë shpejtë kësaj shifre do t’i shtohet edhe një zero”, ka deklaruar ai.

RAPORTO