Për dallim nga Suhareka që përfitoi 100 mijë euro, Prizreni shporta të mbeturinave dhe kontejner

12.01.2019

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me organizatën “Let’s Do It Kosova”, pas përfundimit të kësaj fushate kanë ndarë grantin prej 1.2 milion euro për komunat fituese të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, aksion ky i cili kishte zgjatur tre muaj. Mirëpo, nga ky fond përfituan vetëm 10 komuna ku me nga 150 mijë […]

Për dallim nga Suhareka që përfitoi 100 mijë euro, Prizreni shporta të mbeturinave dhe kontejner Foto: Ilustrim

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me organizatën “Let’s Do It Kosova”, pas përfundimit të kësaj fushate kanë ndarë grantin prej 1.2 milion euro për komunat fituese të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, aksion ky i cili kishte zgjatur tre muaj.

Mirëpo, nga ky fond përfituan vetëm 10 komuna ku me nga 150 mijë euro janë shpërblyer komunat: Ferizaj, Gjakovë, Kamenicë dhe Vushtrri ndërsa me nga 100 mijë euro, komunat: Drenas, Gjilan, Prishtinë, Obiliq, Suharekë dhe Viti.

Ndërsa komunat e tjera Junik, Han Elezit, Podujevë, Istog, Skenderaj, Malishevë, Pejë, Rahovec, Lipjan, Shtime, Deçan, Prizren e Mitrovicë u shpërblyen vetëm me shporta të mbeturinave e kontejner.

Nuk shkuan pak orë dhe menjëherë filluan të shprehen pakënaqësitë për ndarjen e këtyre fondeve, disa u ankuan që morën vetëm kontejner e shporta të bërllogu, kurse të tjerat u ankuan se nuk i morën 150.000 euro por vetëm 100.000 euro.