Për 8 vjet operime KEDS investoi mbi 170 milionë euro në Kosovë

08.05.2021

KEDS shënon sot 8 vjetorin e operimit. Përgjatë këtyre viteve, ka investuar fuqishëm në rrjet gjithandej vendit. Mbi 170 milion euro është vlera e investimeve që janë realizuar deri tash në kuadër të cilave përfshihen mbi 1600 projekte investive dhe të mirëmbajtjes së rrjetit. Për këto 8 vite, KEDS ka realizuar mbi 200 mijë kyçje […]

Për 8 vjet operime KEDS investoi mbi 170 milionë euro në Kosovë Foto: Ilustrim

KEDS shënon sot 8 vjetorin e operimit. Përgjatë këtyre viteve, ka investuar fuqishëm në rrjet gjithandej vendit.

Mbi 170 milion euro është vlera e investimeve që janë realizuar deri tash në kuadër të cilave përfshihen mbi 1600 projekte investive dhe të mirëmbajtjes së rrjetit.

Për këto 8 vite, KEDS ka realizuar mbi 200 mijë kyçje të reja, ka shtruar mijëra kilometra kabllo tokësore dhe ajrore dhe ka vendosur mbi 100 mijë shtylla të reja.

Krahas këtyre investimeve, përgjatë 8 viteve ka zhvilluar dhe implementuar me dhjetëra projekte inovative, moderne e bashkohore të cilat kanë rritur efikasitetin dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në raport me konsumatorin.

Procesin e dixhitalizimin të rrjetit KEDS e filloi qysh në ditët e para të operimit.

Nisi me vendosjen e njehsorëve dixhital, vazhdoi me automatizimin e leximit të njehsorëve përmes pajisjeve HandHeld ndërsa kulmoi me dixhitalizimin e operimeve në rrjet, duke instaluar dy sisteme të avancuara dixhitale, SCADA prej nga operimet e rrjetit kryhen nga distanca dhe KOSOVANET si databazë e të dhënave për çdo gjë që ndodhë në rrjetin distributiv.

Së fundmi, KEDS përfundoi me sukses dixhitalizimin e komplet 69 nënstacioneve të tensionit të mesëm.

Kjo do të mundësojë menaxhimin e nënstacioneve nga ndërtesa qëndrore e KEDS, pastaj do të ndikojë në zvoglimin e kohëzgjatjes së ndalesave në rrjet, të rritet shpejtësia e reagimit për intervenime, saktësia dhe efikasiteti i ekipeve të terrenit.

KEDS përgjatë këtyre viteve u qëndroi vazhdimisht pranë edhe punëtorëve, duke i mbështetur dhe duke i trajnuar për të qenë sa më të përgatitur. Për të rritur sigurinë e punëtorëve gjatë kohës sa ata operojnë në terren, KEDS i pajisi ata me të gjitha pajisjet e domosdoshme të sigurisë në punë dhe njëkohësisht ndërtoi Qendrën e Trajnimit sipas standardeve ndërkombëtare.

Kjo qendër ka mundësuar që aksidentet në punë të përgjysmohen për mbi 50% derisa misioni është “Zero aksidente në punë”.