Për 5 muaj në tërë Kosovën u braktisën 5 fëmijë, asnjë në Suharekë

24.06.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për muajin maj 2023. Ndër tjerash ky publikim ofron edhe të dhënat për numrin e fëmijëve të braktisur. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave bëhet e ditur se gjatë muajit maj të këtij viti në Kosovë nuk është braktisur asnjë fëmijë, raporton […]

Për 5 muaj në tërë Kosovën u braktisën 5 fëmijë, asnjë në Suharekë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për muajin maj 2023.

Ndër tjerash ky publikim ofron edhe të dhënat për numrin e fëmijëve të braktisur.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave bëhet e ditur se gjatë muajit maj të këtij viti në Kosovë nuk është braktisur asnjë fëmijë, raporton SuharekaOnline.

Në të dhënat e ASK-së bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës që nga fillimi i vitit deri në muajin maj nuk është braktisur asnjë fëmijë.

Ndërsa, në disa komuna tjera si: Istog, Fushë Kosovë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë përgjatë këtyre 5 muajve janë braktisur 5 fëmijë.

Muaji/VitiNumri i fëmijëve të braktisur
Janar/20230
Shkurt/20231
Mars/20231
Prill/20233
Maj/20230
TOTAL:5