Për 4 muaj, Policia konfiskoi mbi 400 armë ilegale tek qytetarët
Nga Policia e Kosovës dje janë konfiskuar tre pistoleta, njëmbëdhjetë fishekë, 5 gëzhoja dhe një pushkë ajrore. Por, këto nuk janë rastet e vetme ku policia ka konfiskuar armë e municione. Sipas statistikave, në vetëm katër muajt e fundit të vitit 2022 (janar-prill), policia ka konfiskuar 462 armë si dhe 6 mijë municione pa leje. […]
Nga Policia e Kosovës dje janë konfiskuar tre pistoleta, njëmbëdhjetë fishekë, 5 gëzhoja dhe një pushkë ajrore.
Por, këto nuk janë rastet e vetme ku policia ka konfiskuar armë e municione.
Sipas statistikave, në vetëm katër muajt e fundit të vitit 2022 (janar-prill), policia ka konfiskuar 462 armë si dhe 6 mijë municione pa leje.
Por, pse po vazhdojnë qytetarët e vendit të posedojnë armë pa leje?
Njohësi i sigurisë tregon se çfarë duhet të bëjë MPB-ja për t’i bindur qytetarët për t’i dorëzuar armët
Njohësi i sigurisë, Drizan Shala ka thënë për Front Online se kampanjat e institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare nuk kanë arritur t’u ndihmojnë qytetarëve për dorëzimin e armëve.
“Në lidhje me armët ilegale që janë në duart e qytetareve të Kosovës kjo është si rezultat që asnjëherë institucionet nuk kanë pasur mundësi as ato vendore por edhe ndërkombëtare me i asgjësua përmes kampanjave të ndryshme që janë zhvilluar në Kosovë”, është shprehur Shala.
Ndërsa, ka treguar se çfarë duhet të bëjë Ministria e Punëve të Brendshme, në këtë drejtim.
“MPB-ja duhet urgjentisht të hartojë një program të thjesht me pak procedura teknike burokratike për të bindur qytetarin që të dorëzojë armën e tij dhe në këmbim të veprimit të merr armën nga shteti duke e futur nën kontroll institucional personin që posedon armën”, ka thënë ai.
Sipas, Shalës masë tjetër që do të ndihmonte në këtë çështje do të ishte edhe shtimi i patrullave në pika të ndryshme.
Ndërsa në anën tjetër masë preventive është shtimi i patrullave në pika të ndryshme duke bërë kontrollime gjithëpërfshirëse në gjetjen e personave që bartin armët ilegale.
Ndryshe, vetëm në periudhën janar – prill të vitit 2022 në vendin tonë kanë ndodhur hiç më pak se 25 vrajse.
Gjatë muajit janar të këtij viti u raportuan shtatë raste të vrasje, po ashtu edhe në shkurt e mars u raportuan shtatë raste të vrasje, derisa në muajin prill ndodhën katër vrasje.