Në vitin 2021 për 35% është rritur numri i vdekjeve në aksidente trafiku krahasuar me 2019

Në vitin 2021 për 35% është rritur numri i vdekjeve në aksidente trafiku krahasuar me 2019
Çlirim Gashi

08.06.2021 / Lajme

Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

Një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimi i aksidenteve, andaj sipas planifikimeve operacionale, parashihen aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik.

Për periudhën kohore janar-maj 2021, kanë ndodhur 37 aksidente fatale dhe kanë humbur jetën 42 persona, andaj Policia e Kosovës do të vazhdoj të rris prezencës policore në trafik si dhe ndërmarrjen e masave ndëshkuese ndaj të gjithë kundërvajtësve, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit të së dielës, janë shqiptuar 1.184 gjoba, përderisa për periudhën pesë mujore ka shqiptuar 167.304 gjoba.

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë për sigurinë në trafikun rrugor është shpalosur plani i tyre për uljen e aksidenteve në trafik.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti ka theksuar se në rritjen e aksidenteve në trafik ka ndikuar edhe periudha pas mbylljes për shkak të pandemisë COVID-19.

Ndërsa, Drejtori i Divizionit të Komunikacionit rrugor, Nënkolonel Jeton Rexhepi, tha se në periudhën 1 janar deri në qershor 13 persona kanë vdekur më shumë krahasuar me vitin 2019.

Ai ka sqaruar se në 2019 kanë vdekur 31 persona, ndërsa 51 kanë vdekur në 2021 për periudhën janar-qershor.

“Nga 1 janari deri me 7 qershor krahasim me 2019, në 2019 kanë qenë 31 dhe tash kemi 42, 37 kanë qenë të vdekur në vitin 2019 dhe 50 kemi të vdekur në 2021”.

“Përpos aktiviteteve Policia e Kosovë është duke zbatuar edhe pjesën e masave mbrojtësve, mbi 2 mijë shoferëve ju është ndaluar edhe ngasja e automjetit”.

Rexhepi tha se për 35% është rritur numri i vdekjeve në aksidentet krahasuar me 2019.

“Numri i personave të vdekur në vitin 2021 është rritur për 35%, krahasuar me vitin 2019”.

Kurse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti shtoi se rritja e aksidenteve në trafik nuk është prezent vetëm në Kosovë, por edhe në vendet e tjera.

“Kemi një situatë të keqe dhe duhet trajtuar të gjithë. Ka qenë natë e keqe, brenda një dite kemi humb 4 anëtarë.

Pas një analize që ka bërë PK se cilat janë shkaktarët e aksidenteve në rritje në trafik. Këto aksidente po janë shkaktar i humbjes së jetës. Studimet kanë treguar që periudha pas mbylljes “lockdown” kanë treguar që ka rritje të aksidenteve edhe në vende të tjera, jo vetëm në Kosovë. Psh Itali, Shqipëri, Maqedoni.

Mirëpo periudha pas mbylljes ka ndiku që ka edhe rritje të rasteve të dhunës, qofte të vrasjes, qoftë dhunimit. Vozitja agresive ka ndikuar në rritjen e aksidenteve.

Policia është me dy operacione të ndara aktive, ka të bëjë me kyqjen e të gjitha mjeteve të paautorizuara sidomos motoçikletat. Kemi konfisku mbi 120 skutera gjatë rrugëve të Kosovës, kryësisht në Prishtinë.

Në aspektin e përgjithshëm është një operacion në nivel vendi, “siguria në komunikacion rrugor” 2021 që ka fillu nga java e fundit e muajit maj. Kemi fillu edhe operacionin përmes dronëve”.

RAPORTO