Për 24 orë mbi 6500 të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

23.06.2021

Tashmë ka filluar edhe vaksinimi masiv i qytetarëve në secilën komunë. Numri i atyre që kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës ka shkuar në 20 mijë e 701. Në anën tjetër, 141 mijë e 008 është numri i qytetarëve të vaksinuar në përgjithësi, duke llogaritur këtu edhe ata që kanë pranuar vetëm njërën dozë […]

Për 24 orë mbi 6500 të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Tashmë ka filluar edhe vaksinimi masiv i qytetarëve në secilën komunë.

Numri i atyre që kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës ka shkuar në 20 mijë e 701.

Në anën tjetër, 141 mijë e 008 është numri i qytetarëve të vaksinuar në përgjithësi, duke llogaritur këtu edhe ata që kanë pranuar vetëm njërën dozë të vaksinës.

Ndërsa vetëm për 24 orë u vaksinuan 6 mijë e 595 persona kundër këtij virusi.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja, me vetëm një viktimë.