Për 24 orë, 8 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

09.07.2020

IKSHPK ka bërë të ditur se tetë persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Ksoovë gjatë 24 orëve të fundit.  Në raportin 24 orësh, IKSHPK ka konfirmuar 207 raste të reja me Covid-19 dhe 32 të shëruar. Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej […]

Për 24 orë, 8 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

IKSHPK ka bërë të ditur se tetë persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Ksoovë gjatë 24 orëve të fundit. 

Në raportin 24 orësh, IKSHPK ka konfirmuar 207 raste të reja me Covid-19 dhe 32 të shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, thuhet në raport. 

Sot më 09 korrik 2020, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118.