Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Dje janë bërë dy javë që nga fillimi i procesit të vaksinimit masiv të popullatës kundër COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë të ditur se deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 170 mijë e 98 persona kundër COVID-19.
Sipas MSh-së vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 6 mijë e 975 qyetarë kundër këtij virusi.
Ndërsa, deri tani 37 mijë e 57 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.975 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës. Deri më sot 37.057 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga kjo ministri.
Ndryshe qytetarët po vaksinohen me dozën e vaksinës “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.