Për 24 orë 5 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

25.07.2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe pesë pacientë si pasojë e COVID-19.  Me pesë rastet e 24 orëve të fundit numri total i të vdekurve ka shkuar në 169. Deri sot numri total i rasteve pozitive është 6.917 raste nga 33.844 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 169 raste të […]

Për 24 orë 5 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe pesë pacientë si pasojë e COVID-19. 

Me pesë rastet e 24 orëve të fundit numri total i të vdekurve ka shkuar në 169.

Deri sot numri total i rasteve pozitive është 6.917 raste nga 33.844 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 169 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton IKSHPK-ja.

Ndërsa sot në Kosovë janë shënuar edhe 237 raste të reja me Covid 19 dhe janë shëruar  139  persona.

Kujtojmë se pothuajse një muaj në Kosovë çdo ditë po shënohen shifra alarmante të numrit të infektuarëve me COVID-19.