Për 24 orë 5 grabitje në Kosovë

23.01.2019

Në Kosovë po kryhen shumë grabitje dhe nuk kanë të ndaluar ato, Policia e Kosovës ka njoftuar se 24 orëshin e fundit janë raportuar 5 raste të vjedhjeve të armatosura, ku së fundmi në Suharekë ka ndodhur një grabitje, ku në rrugën ‘Endrit Kavaja’ në Suharekë në një depo kanë vjedhur cigare të brendeve të […]

Për 24 orë 5 grabitje në Kosovë Foto: Ilustrim

Në Kosovë po kryhen shumë grabitje dhe nuk kanë të ndaluar ato, Policia e Kosovës ka njoftuar se 24 orëshin e fundit janë raportuar 5 raste të vjedhjeve të armatosura, ku së fundmi në Suharekë ka ndodhur një grabitje, ku në rrugën ‘Endrit Kavaja’ në Suharekë në një depo kanë vjedhur cigare të brendeve të ndryshme, ku Policia e cilësoi si vjedhje të rëndë.

Një grabitje kishte ndodhur në Prishtinë ku një grabitës e kishin rrëzuar një femër dhe ia kishte vjedhur një çantë, ku në atë çantë kishte një kartelë të bankës dhe një telefon.

Po ashtu, grabitja tjetër kishte ndodhur në Gjilan, ku disa persona të panjohur kishin vjedhur 2 mijë euro në objektin e Bashkësisë Islame, ku Policia është duke e hetuar rastin.

Grabitja tjetër kishte ndodhur në Kaçanikë, ku u arrestuan 2 grabitës të cilët dyshohen se kanë kryer një grabitje të rëndë, duke vjedhur rreth 58 bidona me naftë, ku ata grabitës pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje.

Grabitja e radhës kishte ndodhur në Komunën e Deçanit, ku një femër dhe një mashkull, pasi kanë bërë tregti, paratë të cilat i fituan ishin duke i dërguar në bankë, dhe gjatë atij momenti një grabitës i kishte kërcëuar me armë dhe ia kishte vjedhur paratë.

Dhe grabitja tjetër kishte ndodhur në Gjakovë, ku 2 persona kishin vjedhur në një market, dhe ata 2 grabitës janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me urdhër të Prokurorit njëri është liruar dhe tjetri është dërguar në mbajtje.